Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Bastisen argjendarët në Prizren
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Bastisen argjendarët në Prizren

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 19:46 - 08/09/2016 Kronika
Ndaje

Zyrtarë të ATK-së, Doganës, Krimeve Ekonomike të policisë dhe Inspektoratit komunal, të enjten kanë ndërmarrë një aksion të kontrollit në dyqanet e argjendarëve të Prizrenit në rrugën “ Adem Jashari”.

Lidhur me këtë ngjarje, policia dhe zyrtarë të institucioneve të tjera të përfshira në këtë aksion nuk dhanë hollësi rreth këtij aksioni të përbashkët. Aksioni i sotëm nga organet e ATK-së, Doganës, Inspektoratit dhe policisë nuk është mirëpritur nga pronarë të argjendarive , të cilët ishin tubuar para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe drejtuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.

Sami Dida, kryetar i kësaj shoqate thotë të jetë informuar nga anëtarët për këtë aksion, dhe shprehu habinë pse është ndërmarrë një veprim i tillë, pasi që sipas tij nuk kemi të bëjmë me vepra kriminale dhe se nuk e kundërshtojmë ligjin, por jemi kundër qasjes jo të mirë të institucioneve. Sipas argjendarëve dhe drejtuesve të SHZAP-së, pretekst për organizimin e këtij aksioni kanë qenë dyshimet për shmangie të tatimit nga disa biznese që e ushtrojnë këtë veprimtari tregtare sipas një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kryetari i sindikatës së argjendarëve në Prizren, Sali Rrotlla , tha se pronarët e dyqaneve nuk janë paralajmëruar dhe nuk kanë njohuri pse po ndërmerret ky aksion ,ndërsa shtoi se masat ndëshkuese janë edukative ndërsa masat e dhunshme janë kundërefektive. Kryetari Rrotlla shton se kohë më parë kemi arritur marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , ku është nxjerrë udhëzimi administrativ për lehtësim të doganës për argjendarët dhe tash ari importohet si lëndë për përpunim. Nëse dikush individualisht ka bërë keqpërdorime nuk duhet të ndëshkohemi të gjithë, tha Rrotlla. Gjatë kohës së kontrollit , shumë argjendarë i’a kishin vënë dryrin dyqaneve të tyre.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 19:46 - 08/09/2016 19:46 - 08/09/2016

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kronika

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

1 Min. Leximi
Kronika

Rast i rëndë: Nxënësi 14-vjeçar në Prizren tenton t’i jap fund jetës në shkollë, shkak telashet e familjes

1 Min. Leximi
Kronika

Për një kontest pronësor axha kanos me armë katër nipat e tij në Prizren

1 Min. Leximi
Kronika

Rast i dhimbshëm në Prizren: 56-vjeçari gjendet i vdekur, dyshohet se e zuri rryma

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?