Bayern Munich e ka vazhduar rrugëtimin drejt titullit, pas fitores së pastërt 4:0 ndaj Stuttgartit.
Këtë ndeshje vendasit e nisën pothuajse me 10 futbollistë, pasi Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 12-të.
Kjo nuk e pengoi skuadrën e Hansi Flick të siguronte fitoren e radhës, me Lewandowskin që realizoi het-trik, ndërsa me një gol ndihmoi edhe Serge Gnabry.
Bayerni mbetet lider i Bundesligës me 61 pikë, katër më shumë se Leipzigu në vendin e dytë. Stuttgarti me 36 pikë mban pozitën e tetë.
Ndërkohë, Werderi i Milot Rashicës pësoi humbje nga Wolfsburgu i Admir Mehmedit me rezultat 2:1.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.