Opoja.net

Bëhu njeriu më i mirë

Bëhu njeriu më i mirë

Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”.  (Et-Tevba: 105).

Transmetohet nga
Aisheja r.a. se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Allahu xh. sh. e
do atë njeri i cili kur e bën një punë – e bën në mënyrën më të mirë dhe me
ndershmëri.”

Secili nga ne këtë
botë ka ardhur me një aftësi e cila deh në pah mes   shumë
aftësive tjera, ndërsa pikërisht ajo aftësi apo dhuratë që na  është dhënë na dallon në mesin e njerëzve
tjerë.

Shpesh themi se
Islami është feja më e mirë. Po vallë, a nuk do të duhej që edhe ata që janë
ithtarët  të kësaj feje të jenë më të mirët.
A nuk duhej të ishim ummeti më i mirë ashtu siç na përshkruan Kurani?

Përsosmëria nga
muslimanët kërkohet në të gjitha veprimet e tij, si në adhurimet ndaj Zotit ashtu
edhe në përgjegjësitë tona ndaj botës
dhe rrethit ku jeton. Përsosmëria arrihet vetëm nëse çdo profesion që e kemi  e bëjmë me dashuri ndaj asaj që veprojmë si
dhe me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin intelektual dhe profesional.

Kur të marrësh  abdes bëje në mënyrën më të mirë, nëse ke provim përgatitu ashtu siç duhet, ndërsa në sjelljen dhe raportin tënd me njerëzit bëhu njeriu më i sjellshëm. Pra çdo punë bëje  në mënyrë perfekte  sepse kjo kërkohet nga Islami.  Çdo ditë puno  sikur nga kjo varet pagesa e gjithë angazhimit tënd.  Nëse të humb vullneti në punën që e bën – lexo edhubesmelen  dhe fillo prej fillimi që ta kryesh në mënyrën më të mirë detyrën që ke para vetes.

Përshtati: A. D. Islampress

Gjyshe, çka është Kurani?

Opoja.net

Me 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Opoja.net

Nëna, nëna, nëna!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net