Bëni shumë sexhde…

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Bëni shumë sexhde,sepse nuk do ta kuptoni vlerën dhe begatinë e sexhdes derisa ta humbni

Duke i këshilluar vajzat e saj, nëna e tyre u tha:

„Bëni shumë sexhde
në moshë të re, sepse do të vijë një kohë kur kjo do t’ju mohohet. Këtë nuk do
t’ua ​​lejojë pleqëria, lodhja, shpina e shtrembëruar dhe shumë gjëra të tjera.

Fëmijët e mi
të dashur, më besoni se sot unë më shumë pendohem për çdo sexhde që kam bërë
shpejt dhe pa përkushtimin e nevojshëm, sepse isha e zënë dhe e preokupuar me
punët e shtëpisë dhe me përgjegjësitë e nënës. Prandaj, bëni shumë sexhde dhe bëhuni
të përkushtuara në sexhde, sepse nuk do ta kuptoni vlerën dhe begatinë e
sexhdes derisa ta humbni.“

Ibn Muflih
el-Hanbeli, ka thënë: „Është e çuditshme se në çfarë gjendjesh njerëzit
ankohen më së shumti dhe pse ankohen. Shumica e njerëzve qajnë dhe pikëllohen
për shtëpitë e vjetëruara dhe të shkatërruara, për vdekjen e familjarëve, të
afërmve dhe miqve, ankohen për skamje duke e fajësuar kohën për këtë dhe duke e
përmendur jetën e vështirë në kohë.

Ndërsa në të
njëjtën kohë e shohin rrënimin e Islamit, vdekjen e sunetit, shfaqjen e risive
të ndryshme në fe dhe përhapjen e mëkateve dhe korrupsionit në shoqëri, mirëpo,
vështirë se gjeni ndonjë prej tyre duke u ankuar për dobësinë e fesë së tij, duke
qarë dhe duke u pikëlluar për kohën e humbur dhe për mundësitë e lëshuara.

Unë nuk shoh
asnjë arsye tjetër për një qëndrim të tillë ndaj jetës, përveçse indiferentizmit
ndaj fesë dhe madhërimit të dynjasë, si dhe dhënies së dynjasë rëndësinë që asaj
nuk i takon.“
(Adabush-sher’ijjeti,
III / 240);

Përkthim:
Miftar Ajdini

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit