Bereqeti është në bamirësinë ndaj prindërve tuaj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Imam Et-Taberani ka regjistruar një transmetim
nga Tavus ibn Kejsani, i cili ka thënë:

“Një Benu Izraelit kishte 4 djem dhe pas ca kohësh, ishte sëmurë.
Njëri nga djemtë e tij u tha vëllezërve të vet:‘Ose ju do të kujdeseni për
babanë tonë të sëmurë deri në vdekje dhe nuk do të merrni asgjë nga trashëgimia
e tij, ose unë do të kujdesem për të dhe nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia
e tij?’
Më në fund, vetë ai pranoi të kujdesej për babain e sëmurëderi në
vdekjen e tij. Kur babai vdiq, ai e varrosi dhe nuk mori asgjë nga trashëgimia
e tij.

Ai ishte i varfër dhe kishte familje shumë anëtarëshe. Një natë pa
në ëndërr se një zë po i thoshte: ‘Shko në atë vend dhe gërmo100monedha ari
që janë atje.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo pasuri është pa bereqet!’

Ai këtë ëndërr ia tregoi edhe gruas së tij, e cila i tha: ‘Shko
dhe merri100 monedhat e arit, sepse me to mund të më blesh rroba dhe ne mund të
jetojmë bukur.’

Burri i tha asaj: ‘Jo, unë nuk do të marr asgjë në të cilën nuk
ka bereqet.’

Natën e dytë, përsëri në gjumë, ai e dëgjoi atë zë që i thoshte: ‘Shko
në atë vend dhe gërmo 10monedha ari.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo pasuri është pa bereqet!’

Ai, përsëri këtë ia përmendi gruas së tij, dhe ajo i tha që të
shkojë e t’i marrë paratë. Mirëpo, ai refuzoi të merrte pasurinë në të cilën
nuk ka bereqet.

Edhe natën e tretë ai ëndërroi se dikush po i thoshte: ‘Shko në
atë vend dhe gërmo 1 monedhë ari që është atje.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo monedhë ari me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo monedhë është me bereqet!’

‘E pra, do të shkoj ta gërmoj dhe do ta marr’– u përgjigj ai.

Të nesërmen shkoi në vendin e përmendur në ëndërr, e gjeti monedhën
e artë dhe e mori. Gjatë rrugës e takoi një peshkatar, i cili po mbante dy
peshq të mëdhenj, të cilin e pyeti:

Sa kushtojnë peshqit?’

‘Një monedhë ari’ –  u përgjigj peshkatari.

Kështu njeriu i bleu dy peshq për monedhën e artë, të cilën e
gjeti. Kur u kthye në shtëpi, gruaja e tij i mori peshqit për të përgatitur
drekë. Duke e pastruar peshkun e parë, në brendi të tij ajo gjeti një margaritar
çfarë nuk kishte parë kurrë më parë. Pastaj e hapi edhe peshkun tjetër, dhe,
edhe aty gjeti një margaritar të njëjtë.

Pas pak kohësh, mbreti i cili sundonte në atë kohë, kishte dërguar
për t’i blerë atij një margaritar të çmuar, dhe ata askund nuk po mund ta gjenin
margaritarin e kërkuar nga mbreti, përveçse tek ai njeriu. Ata e njoftuan
mbretin për këtë, dhe ai urdhëroi që njeriu ta sillte margaritarin që e kishte
me vete. Kur mbreti e pa margaritarin, u mahnit nga bukuria e tij dhe vendosi
ta blinte.

Njeriu i tha: ‘I dashurimbret, unë nuk mund ta shes këtë
margaritar për më pak se30 ngarkesa ari.’
Mbreti pa hezituar u pajtua me
këtë çmim dhe urdhëroi që t’i jepen 30ngarkesaprej ari për margaritarin.

Mbreti e mori margaritarin në dorë, u admirua me bukurinë e tij dhe pastaj tha: ‘Ky margaritar është i mrekullueshëm, por nuk është i vlefshëm pa partnerin e tij.’

Pastaj e pyeti njeriun: ‘A mos e ke, ndoshta, edhe një
margaritar tjetër si ky, nëse ke, do ta paguaj edhe dy herë më shumë se kaq?’

Njeriu ia solli edhe margaritarin tjetër dhe mbreti për të i pagoi edhe
60 ngarkesa prej ari.

(Ibn Kethir, El-bidaje ven-nihaje, IX/247);

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-