Me 28 korrik të vitit 1998 pas mesnate ushtria dhe policia serbe ishin nisur drejt fshatit Buqe për të zënë ushtarët UÇK-së që ishin vendosur në këtë fshat pasi këta të fundit ishin kthyer nga Shqipëria.
Por policia serbe hasi në rezistencë të ashpër dhe gjatë luftimeve u vra një oficer i policisë serbe dhe dy ushtarë të UÇK-së raporton Fondi për të Drejtën Humanitare (FHD).
Më në hollësi OpojaSot.com do të shkruaj pas pak ditësh për betejën e Buqes të zhvilluar me 28 korrik të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe.
Ne këtu do të prezantojmë një sekuencë nga një video e regjistruar nga policia serbe, të datës 6 shtator 1998, pra rreth një muaj më vonë pas përleshjeve në Buqe.
Kjo është sekuenca e fundit që nuk ka audio ndërsa aty vërehen disa nga banorët e fshatit Buqe të grumbulluar në një vend të hapur, ku policë serbë u mbajnë një fjalim.
OpojaSot.com në ditët në vijim do të vazhdojë të prezantojë sekuenca të reja që përmbajnë audio. /OpojaSot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.