Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Lajme

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një konference për gazetarë, pas përfundimit të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, më herët sot në Gjenevë të Zvicrës ka folur rreth asaj që kanë diskutuar me homologun e tij rus.

“Unë i thashë Putinit se agjenda jonë nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër. Është për popullin amerikan”, ka thënë në fillim Biden para gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, presidenti amerikan vuri në dukje se ai theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut në takimet e tij me Putin.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e lirimit të mundshëm të Paul Whelan dhe Trevor Reed, dy ish marinsa amerikanë të cilët janë aktualisht të burgosur në Rusi.

“Të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në tryezën e bisedimeve, i thashë”, tha Biden.

Pas takimit me Putinin, presidenti Biden tha se të dy udhëheqësit “ndajnë një përgjegjësi unike për të menaxhuar marrëdhëniet midis dy vendeve të fuqishme dhe krenare, një marrëdhënie që duhet të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme”.

“Aty ku kemi dallime, unë dua që presidenti Putin të kuptojë pse them atë që them, dhe pse bëj atë që bëj, dhe si do t’i përgjigjemi veprimeve të ndryshme që dëmtojnë interesat e Amerikës”.

Në mënyrë të veçantë, Biden tha se ai ngriti shqetësime specifike për të drejtat e njeriut që ka administrata e tij, duke përfshirë trajtimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

E SPONSORUAR

Shija e Kampionëve – Vipa Chips

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për punën së bashku në marrëdhëniet me Iranin dhe ata adresuan tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Për çështjen e Ukrainës, Biden tha se ai shprehu “angazhimin e palëkundur të administratës së tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Biden e përshkroi tonin e samitit si “pozitiv”. Ai shtoi, “Unë bëra atë që erdha për të bërë”.

Veç këtyre, presidenti amerikan tha se agjenda e tij përfshin luftimin e Covid-19, rindërtimin e ekonomisë amerikane, rivendosjen e marrëdhënieve nëpër botë me aleatët dhe mbrojtjen e amerikanëve.

“Unë bëra atë që erdha të bëj. Numër një: identifikimi i fushave të punëve praktike që dy vendet tona mund të bëjnë për të përparuar interesat tona të ndërsjella dhe gjithashtu të përfitojë bota. Dy: T’ia komunikoj drejtpërdrejt, drejtpërdrejt, që SHBA do t’i përgjigjen veprimeve që dëmtojnë interesat jetësore ose ato të aleatëve tanë. Dhe tre, për të përcaktuar qartë përparësitë e vendit tonë dhe vlerat tona, kështu që ai e dëgjoi atë drejtpërdrejt nga unë”, ka thënë më tej Biden.

Ndryshe, Putini mbajti konferencën e tij personale për shtyp pak çaste më parë, ku ai tha se ambasadorët e SHBA-së dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike dhe se të dy vendet do të fillojnë konsultimet për sigurinë kibernetike.

Putin e përshkroi samitin si “konstruktiv” dhe “produktiv” në tërësi.

Takimet zyrtare midis të dy drejtuesve sot u ndanë në dy raunde, një në një seancë më të vogël dhe në të dytën me delegacione më të mëdha.

Koha totale e takimeve ishte më pak se katër ose pesë orë që zyrtarët parashikuan fillimisht për samitin. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-