Një punëtor i ndërtimtarisë, dje pasdite, është rrëzuar nga një lartësi, derisa po punonte në një shtëpi në rrugën “Muharrem Dina”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ai ka rënë nga katër metra lartësi.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizren, ku është duke u trajtuar ende.
Në vendin e ngjarjes, policia njofton se kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe inspektorët e punës.
Policia bën të ditur se është duke punuar në zbardhjen e rastit, të cilin e ka cilësuar si “Asgjësim, Dëmtim ose Heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe Rrezikim i sigurisë në vendin e punës & Lëndim i rëndë trupor”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.