Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.