Opoja.net

Biografia e Kaltrina Salihut

Biografia e kandidates për kryetare, znj.Kaltrina Salihu

Kaltrina Salihu u lind në shkurt të vitit 1987 në Prishtinë. Jeton në Sharr.

5445
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Historiku i arsimit të Kaltrinës përfshinë një diplomë bachelor në Sociologji dhe diplomë master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të dyja të arritura në Kosovë. Ajo është kandidate e doktoratës në Universitetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, në Studimet Gjeopolitike dhe Bashkëpunimit Ndërkufitar.
Kaltrina ka 10 vite angazhim në projekte zhvillimore me institucione dhe organizata vendore e ndërkombëtare. E angazhuar në planifikim dhe zbatim të intervenimeve që promovojnë e mbështesin ndërmarrësinë sociale, të gjelbër dhe inovative.

Si sociologe dhe studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare ka ndjekur zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike në Komunën e Dragashit dhe në Kosovë.

Kaltrina Salihu ka një përvojë të gjatë pune në projekte të ndryshme zhvillimi, përfshirë planifikimin me pjesëmarrëje, rrjetëzimin, hartimin dhe zbatimin e masave aktive të tregut të punës për të rinjtë, gratë dhe grupet e tjera të cenueshme. Ndër proceset e tjera, ajo ishte gjithashtu pjesë e pilotimit të koncepteve të sipërmarrjes sociale midis grupeve dhe organizatave në zonat rurale në Kosovë. Përmes angazhimit të saj aktiv, ajo ka lehtësuar iniciativat e shkëmbimit ndër-komunitar dhe veprimet e bashkëpunimit të decentralizuar.

Kontributi dhe angazhimi si Kryetare e Komunës do të fokusohet në përmirësimin e funksionimit të administratës dhe shërbimeve komunale, ndërveprimit të shtuar mes komuniteteve lokale, nxitjes së bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkufitar, integrimin e shtuar të grave, vajzave dhe të rinjëve në tregun e punës dhe proceset publike, promovimin e atraksioneve natyrore si dhe mbështetjen e pakos së produkteve cilësore e unike të vendit.

Kaltrina është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Pas 17 tetorit, Kaltrina do të jetë kryetare dhe në Sharr do të fillojë ndryshimi rrënjësor.
Na priftë e mbara!

Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse shkollat në komunën e Dragashit

Opoja.net

Shi dhe vranësira, ndryshon moti në dy ditët e ardhshme

Opoja.net

Vetëvendosje në Dragash merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto