Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pret zhvillime pozitive në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa e ka quajtur këtë vit si ambicioz pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në në një takim në Pragë, me ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, ai e informoi atë për synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti, pas 6 vjetësh të rrugëtimit në implementimin e dokumenteve të rëndësishme si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane, thuhet në komunikatën për media të mërkurën.
‘’Zhvillimet pozitive, ku demokracitë janë ato që fitojnë, duhet të jenë gjithmonë të inkurajuara’’, tha Bislimi, ku veçoi gjithashtu dhe arsimin publik në nivelin universitar falas dhe pakot e ringjalljes ekonomike për përballimin e efekteve të pandemisë dhe atyre nga lufta në Ukrainë.
Sipas komunikatës të Zyrës së zv.kryeministrit, u fol dhe edhe për përballimin e krizës energjetike si sfidë e përbashkët e vendeve në kontinentin evropian, ku u evidentua synimi për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe të ripërtërirë.
Sa i përket çështjes së dialogut, sipas Bislimit, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila sjell normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe që ka në qendër njohjen reciproke.
Çekia është kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së deri në fundvit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.