Biznesmeni Burim Piraj nuk e pret Qeverinë, vendos që paga minimale të jetë 400 euro

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pronari i “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka njoftuar se ka vendosur që paga minimale në kompaninë që drejton nga 1 marsi 2022 të jetë 400 euro.

Në një postim në Facebook, Piraj ka thënë se nuk ndihet mirë kur e sheh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë dhe të energjisë.

“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit në vend nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend”, ka theksuar Piraj.

“Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut”.

“Sot marrë vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me emrin e të Madhit Zot të jetë 400 €”, ka shkruar ai.

Çështja e pagës minimale ka nxitur debat ditëve të fundit që kur kryeministri Albin Kurti njoftoi se së shpejti do të dilet me propozim. BSPK-ja ka thënë se kërkon pagë minimale 350 euro.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-