Opoja.net

Borë e shi, moti për sot dhe ditët e fundit të kësaj jave

Në ditët në vijim pritet shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore. Sonte do të ketë reshje shiu, që më vonë sërish shndërrohen në bore.

Ditëve të ardhshme mbi vend po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me temperatura në rritje gjatë ditës. Të enjten e të premten me riga lokale shiu, derisa të premten mbëma reshjet shtrihen edhe në pjesë tjera të vendt, e me rënie të temperaturës më vonë edhe shndërrohen në reshje bore, që deri mëngjesin e së shtunës pushojnë.

71

Cila mendoni së është më e mira për daljen nga krizën energjetike ?

Në fundjavë do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell, të shtunën më ftohtë, e të dielen mbrëma sërish reshje shiu, që vazhdojnë në fillim të javës.

Në ditët e ardhshme, pritet një përmirësim i cilësisë së ajrit, me qarkullim më të mirë ajror, ku indeksi gjatë ditës do të jetë në vlera edhe të pranueshme. E sidomos një përmirësim pritet të premten me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Por nga e shtuna në mbrëmje moti më stabil, pa qarkullim, mbanë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera edhe të dobëta e shumë të dobëta.

3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.

4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

5.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira me mjegull. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi. Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C. Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net