Borrell flet për propozimin franko-gjerman: Kosova dhe Serbia nuk e refuzuan

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimin që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, të paktën nuk është refuzuar nga palët.

Megjithatë, ai shprehet se i ashtuquajtur franko-gjerman, propozimi është prezantuar nga ai dhe Miroslav Lajçak.

”Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim”.

”Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”.

”Dhe dy-tre vitet e fundit kam qenë vazhdimisht në menaxhimin e krizës. Nga kriza në tjetrën. Zgjidhje e krizës së djeshme dhe pritje për krizën e së nesërmes”.

”Të dyja palët nuk do të thosha se ishin dakord, por nuk e refuzuan propozimin. Nuk e refuzuan, e kjo për tani flet shumë”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-