Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, tregon kushtet për rikthim në dialog

Opoja.net Opoja.net Kosova

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përfunduar takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Borrell tha se takimi me Kurtin ka zgjatur katër orë.

Ai tregoi kushtet për të ju rikthyer dialogut, siç janë de-eskalimi i situatës në veri, largimi i Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri, largimi i katër kryetarëve si dhe largimi i protestuesve serbë.

“Do të ketë pritje për Kosovën që të pezullojë aksione në afërsi të objekteve të komunave dhe katër kryetarët të tërhiqen nga objektet komunale ndërsa Serbia të sigurojë që pritestuesit të tërhiqen nga objektet komunale njëkohësisht me forcat policore dhe pastaj të shpallen zgjedhje sa më shpejt të mundur me kushtin që serbët e Kosovës të marrin pjesë.

Pas kësaj, pasi situate të normalizohet atëherë të vazhdojmë punën në normalizim përmes dialoigut të lkehtësuar nga BE. Para ca muajsh patëm arritur një marrëveshje themelore në rrugëtimin drejt normalizimit dhe dukej se ishim në rrugëtim të mirë, pra duhet t’I kthehemi implementimit të kësaj marrëveshje”, tha Borrell në konferencën për media pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-