Lojtarët e Anglisë do të përdorin pajisje të veçanta teknologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim përballimin e temperaturave të larta gjatë Kupës së Botës.
Në Botërorin 2026 pritet që temperaturat dhe lagështia të jenë të larta, gjë që mund të ndikojë në paraqitjen e futbollistëve në fushë.
Gjatë turneut, të paktën një e treta e ndeshjeve pritet të luhen në temperatura mbi 26 gradë Celsius. Të martën, gjatë një seance stërvitore në Florida, temperatura e Anglisë ka arritur deri në 32 gradë Celsius.
Teknologjia e ftohjes, e cila mbahet në pëllëmbën e dorës, po përdoret gjithnjë e më shumë nga sportistët. Këtë metodë e përdorin edhe lojtarët e Manchester Unitedit.
Sipas hulumtimeve, ftohja e pëllëmbës së dorës ndihmon në uljen e temperaturës trupore dhe përmirëson rikuperimin para ndeshjeve, duke ndikuar edhe në rritjen e performancës.
Anglia pritet ta përdorë këtë teknologji gjatë seancave stërvitore dhe në pushimet mes ndeshjeve për t’u freskuar gjatë turneut.
Skuadra angleze do të zhvillojë miqësore me Zelandën e Re dhe Kosta Rikën, para se të nisë kampanjën në Botëror kundër Kroacisë më 17 qershor. Në grup janë edhe Gana dhe Panamaja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

