Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Botohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës libri studimor “Proza eksperimentale – rasti i Pashkut nga studiuesja Dr.Manjola Brahaj Halili
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Botohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës libri studimor “Proza eksperimentale – rasti i Pashkut nga studiuesja Dr.Manjola Brahaj Halili

Opoja.net Opoja.net 13:35 - 30/04/2019 Këndi Letrar
Ndaje

Ky punim shkencor objektivin e tij të hulumtimit, ana­lizimit dhe interpretimit për gjatë gjithë shtrirjes së tij ka të gjithë veprën e shkruar në prozë të autorit Anton Pashku. Ky punim monografik shquhet për analizën e thellë, interpretimet origjinale dhe konkluzionet me nivel shkencor. Me me anë të këtij punimi është bërë nxjerrja në pah dhe evidentimi i vlerave reale të veprës së shkrimatrit me origjinë nga Grazhdaniku i Prizrenit, si dhe kontributi i këtij shkrimtari me prozën e tij në letërsinë shqipe dhe zhvillimin e saj, si një prozë e një lloji të veçantë, të palëvruar më parë në letërsinë shqipe. Studimi përfshin shumë aspekte të veprës, qofshin këta komponentë të brendshëm apo të jashtëm të ndërtimit të saj, duke bërë kështu që të vijë si një pikë referuese për studiuesit të cilët do të merren më pas me veprën e këtij autori.

Për akademiken e njohur Floresha Dado ky studim “jep modelin se si studiuesi mund të thellohet në struktura të brendshme të veprës letrare, sidomos të ligjërimit artistik, si komponenti më kompleks dhe më misterioz i organizimit të një vepre letrare. Studiuesja ka arritur të hetojë dukuritë më interesante të poetikës së brendshme që e bëjnë këtë shkrimtar përfaqësuesin më tipik të prozës eksperimentale. Elementë të ndërtimit të brendshëm, të raporteve që krijohen midis përshkrimit, dialogut, ritmit të veprimit, alegorisë së pa shoq dhe shumë e shumë tipare të tjera të poetikës, krijojnë një përfytyrim mjaft interesant mbi autorin e shquar.”

Për më tepër ju ftojmë ta lexoni studimin më të ri që iu ka shtuar letrave shqipe.

Të dhëna për autoren:

Ka lindur në Tropojë më 1986. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, për Gjuhë shqipe dhe letërsi aty ku dhe ka përfunduar masterin shkencor dhe po ashtu ka marrë gradën Dokotor i shkencave në letërsi. Shkruan artikuj shkencorë të cilët i ka botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Krijimtarinë e saj artistike e ka të përkthyer në; anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, spanjisht, rumanisht dhe kinezisht. Krijimtari të cilën e ka të publikuar në revista dhe antologji të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Meksikë, Argjentinë, Spanjë, Gjermani, Francë, Rumani dhe Kinë. Për krijimtarinë e saj është vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Përkthen nga spanjishtja dhe ka sjellë në shqip me cikle të ndryshme poezish dhe pjesë të veprave të tyre autorë si; O. Paz, F.G. Lorka, P. Neruda, M.Melendez, M. Hernandez, E. Sabato, J. l. Borges, A. Pizarnik, A. Hoyos, F. Carrera etj.

Aktualisht është e martuar në Opojë dhe jeton në Priren e punon si profesorësh në Universitetin  “Ukshin Hoti”.

Është autore e veprave:

“Vajtimi i Kalipsosë”, (poezi), Pika pa sipërfaqe, Tiranë 2010.

“Na nuk jena t’ktuhit”, (poezi), Pa, Prishtinë 2014.

“Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”, (poezi), OM, Prishtinë 2018.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 13:35 - 30/04/2019 13:35 - 30/04/2019

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Këndi Letrar

Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim

2 Min. Leximi
Këndi Letrar

Panairi Ndërkombëtar i Edukimit organizohet për herën e 15-të, me 27 dhe 28 prill

1 Min. Leximi
Këndi LetrarOpoja

Sot doli nga shtypi libri “Fshati Kuk – sprovë për monografi” e autorit Nexhat Ajdini

2 Min. Leximi
Këndi Letrar

Poetët

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?