Bresanasit fshatit të tyre i thonë “Bresanë”, kurse të shënuara nëpër dokumente e kanë “Brodosanë”

Opoja.net Opoja.net Opoja

BRESANASIT FSHATIT TË TYRE I THONË “BRESANË”, KURSE TË SHËNUAR NËPËR DOKUMENTE E KANË “BRODOSANË”!?

Edhe Bresanasit aq sa patën mundësi, dhanë kontributin e tyre, sakrifikuan për vite me radhë që Kosova gradualisht të fitojë lirinë, por në fund nuk arritën ta ruajnë dhe ta fitojnë emrin e fshatit të tyre, të cilët në të folmen e tyre, me gjuhën e nënës, e kanë trashëguar emrin “Bresanë”.

Emërtimet: ‘Brodosanë, Brodosavc, Brodosavce’; ishin shprehje të imponuara nga ata që e thyen qafën nga këtu, nga armiqtë serb.

Pas mbarimit të luftës, më 1999, me rastin e ‘(ri)regjistrimit të popullsisë’ nga UNMIK-ku, me gjithë përpjekjet e Bresanasve për ta shënuar nëpër dokumente emrin e fshatit të tyre “Bresanë”, ashtu siç e donin dhe siç i thonin, për fat të keq, UNMIK-u i detyroi ata që t’i ndërrojnë të gjitha dokumentet, vetëm pse e kanë deklaruar emrin e vendlindjes dhe të vendbanimit të tyre “Bresanë”. Me imponimin e tyre, u shënua “Brodosanë” dhe fatkeqësisht ashtu mbeti – “Brodosanë”.

Tashmë janë institucionet e Shtetit tonë – të Republikës së Kosovës, për të cilat u dha shumë mund e u bë edhe luftë. Bresanasit me mish e shpirt duhet bërë kërkesë serioze, pse jo edhe përmes deklarimit – peticionit për ta korrigjuar këtë emërtim të fshatit të tyre, ashtu siç e duan, e jo siç ua imponuan serbët, e edhe UNMIK-u!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-