Gjatë pushimeve verore në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresan jan punuar rrethoja të reja të kësaj shkolle, e në pjesën e rrugës krijuan edhe një trotuar i cili mundëson levizjën me të lirë dhe më të sigurt të banoreve dhe të nxënseve.
E gjithë kjo punë e berë nuk doli edhe aq mirë, pasi shtyllat e rrymës elektrike filluan ti vendosin midis ketij trotuari. Mirpo banorët e fshatit kanë shprehur paknaqesit e tyre dhe kan arritur për ti binduar që ato shtylla të largohen nga trotuari.
Edhe hoxha i ketij fshati Kasam Mehmeti ka shkruar në profilin e tij “Rrethojë e bukur e shkollës fillore të Bresanës. Shyqyr edhe shtyllat e rrymës me “sandukat specifikë” na i hoqën prej midisit t’trotuarit. Tash ma lirë po ecim” /Opoja.Net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.