Libri “Brruti” i autorit Ibrahim Skënderi ka dal nga shtypi në nëntor të ketij viti dhe është në qarkullim.
“Brruti sfidave të shekullit” me autor Ibrahim Skënderin nga Opoja. Libri përbën një mongrafi etnohistorike të Brrutit të Opojës duke dhënë portretin e fshatit që nga lashtësia e deri në ditët e sotme si dhe në mënyrë të veçantë periudhat e rëndësishme të historisë së shekullit XX. Një vështrim të posaçën autorini kushton vitit 1913 kur ushtritë pushtuese serbe masakruan komunitetin e Opojës dhe të Lumës. Në libër i kushtohet vëmendje edhe luftës për lirinë e Kosovës, dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre si dhe rindërtimit të jetës mbas vitit 1999. Autori ka përshkruar me kujdes edhe zhvillimin e degëve të ndryshme të ekonomisë, arsimit dhe kulturës, traditën në zejtari, bujqësi etj. Libri “Brruti” i autorit Ibrahim Skënderi është botuar nga shoqata kulturore Ymer Prizreni e Sharrit./Opoja.Net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.