Opoja.net

Bruno Fernandes dhe Mourinho, më të mirët për muajin nëntor

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është emëruar lojtari më i mirë i nëntorit në Premier League, bashkë me trajnerin e Tottenhamit, Jose Mourinho, që u shpall më i miri i muajit.

Fernandesi shënoi katër gola në po aq ndeshje të Premier Leagues për Unitedin në muajin e kaluar, teksa dy prej tyre i pati në fitoren 3:1 në udhëtim te Evertoni më 7 nëntor.

Portugezi po ashtu shënoi gol në fitoren 1:0 kundër WBA-së më 21 nëntor, ndërsa një tjetër e shënoi në fund të muajit të kaluar, kur skuadra e tij fitoi 3:2 kundër Southamptonit.

Ai u shpall lojtari më i mirë i muajit në Premier League për herën e tretë, qëkur u transferua në Angli në muajin janar. 26-vjeçari ka realizuar 11 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Ndërkohë, si trajneri më i mirë i muajit nëntor u shpall Jose Mourinho, që i fitoi tri takime me Tottenhamin dhe barazoi në një tjetër në Premier League.

Ka qenë hera e katërt që e fiton këtë çmim individual në total, dhe të parin qëkur e fitoi me Chelsean në vitin 2007.

575

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net