Opoja.net

Çdo ditë njeriun e godasin nga tri sprova, dhe ai nuk merr mësim

Islame
Çdo ditë njeriun e godasin nga tri sprova, dhe ai nuk merr mësim

Nuk ka asnjë njeri, që nuk e godasin çdo ditë nga tri sprova, nga të cilat ai nuk merr mësim.

1. Çdo ditë jeta e tij zvogëlohet për një ditë, por ai nuk shqetësohet për këtë, ndërsa kur i pakësohet pasuria, atëherë ai shqetësohet, edhe pse pasuria mund të kompensohet dhe përtërihet, kurse jeta nuk mundet.

2. Çdo ditë ai e ha furnizimin, të cilin ia jep Allahu, kështu që nëse e ka fituar në mënyrë hallall, do të pyetet për të, ndërsa nëse e ka fituar në mënyrë haram, ai do të dënohet, dhe përveç kësaj, ai nuk e di epilogun e llogaritjes në Ditën e Gjykimit.

3. Çdo ditë i afrohet ahiretit dhe i largohet dynjasë. Por, përkundër kësaj, njeriu nuk kujdeset për ahiretin, i cili është i përjetshëm, sa kujdeset për dynjanë kalimtare, dhe nuk di nëse do të banojë në xhehenem apo do të jetë banor i xhenetit.

O Allahu i dashur, mos lejo që dynjaja të jetë shqetësimi ynë më i madh dhe kulmi i diturisë sonë, dhe mos lejo që fundi ynë të jetë në zjarrin e xhehenemit, por bëje që xheneti të jetë banimi ynë i përjetshëm. Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Loading...

Mos i humb

Paraja është mjet, por jo qëllim

Opoja.net

Pas tre jave fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Opoja.net

A eshte Kurani i koduar sipas gjeneve?

Opoja.net

Fetva për larjen, mbështjelljen me qefin dhe faljen e namazit të xhenazes për personin që vdes nga një sëmundje infektive

Opoja.net

Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj

Opoja.net

Kujdes me fjalët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net