Opoja.net

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende?

Krejt çfarë po mungon në rinovimin e Messit është njoftimi zyrtar nga Barcelona se kontrata është në nënshkruar. Kampioni i Copa Americas do të zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou për pesë vite të ardhshme, që do t’i lejojë Barcelonës të pushojë e qetë pasi e ardhmja e lojtarit të tyre më të madh është e sigurt.

Kjo do t’i lejojë Messit të rrisë edhe më shumë legjendën e tij para pensionimit ose para kalimit në MLS. Por, çfarë ka mbetur për të për të arritur?

Kupa e Botës dhe Champions League: Prioritetet

Nuk ka asgjë që Mesi dëshiron sesa të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën dhe Champions Leaguen me Barcelonën.

 

Triumfi në Copa America vetëm sa ia shoi pak etjen, por tani ai e sheh të arritshme edhe triumfin në Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Dhe, nëse presidenti i Barcelonës, Joan Laporta arrin ta ndërtojë një ekip kompetitiv te Barcelona, Messi mund ta sundojë Evropën edhe një here tjetër.

 

Të bëhet lojtari që qëndron më së gjati te Barcelona

Ky sezon që po vjen do të jetë i 18-ti për Messin te Barcelona dhe është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Xavit me 151 paraqitje në Champions League, më shumë se kushdo tjetër.

Të fitojë më së shumti tituj

Para se të pensionohet, Messi dëshiron të tejkalojë shokun e tij, Dani Alvesin si futbollisti që ka fituar më së shumti tituj. Braziliani ka 44 kurse Messi aktualisht ka 38.

Golat

Nëse Messi vazhdon të shënojë si deri tash, ai do të arrij shifrën e 500 golave në ligë, teksa momentalisht i mungojnë 27. Në të gjitha kompeticionet, atij i nevojiten edhe 33 gola për ta kapur shifrën prej 800.

T’i largohet Ronaldos

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që i është afruar më së shumti Messit gjatë karrierës së tij dhe të dy kanë sunduar botën e futbollit që mbi 15 vite. Messi ka gjashtë Topa të Artë, kurse Ronaldo 5. Argjentinasi pritet ta fitojë edhe të shtatin këtë edicion. Të dy janë shumë afër edhe në golat në Champions League, megjithatë Messi ka 16 më pak dhe nuk duket shumë e mundur që numri 10-të i Barcelonës ta arrijë.

The post Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë ende? appeared first on FaktePlus.

FIFA konsideron sistem të ri futbolli si në kajde të basketbollit

Opoja.net

Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në qendrën stërvitore, ua tregon lojtarëve gabimet në kohë reale

Opoja.net

FIFA planifikon ndryshime drastike në futboll

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend