Real Madridi e bëri për vete edhe një tjetër “El Clasico” teksa mposhti 2:1 Barcelonën në “Alfredo di Stefano”.
“Los Blancos” sonte do të flejnë si liderë të La Ligas, pas aktualisht kanë 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje.
Ajo që është shqetësuese për Barcelonën përveç humbjes, është mosefikasiteti i Messit në ndeshjet ndaj Real Madridit.
Që nga largimi i Ronaldos, argjentinasi nuk ka arritur të shënojë apo asistojë në asnjë ndeshje ndaj “Los Blancos”.
Me këtë sot, Messi nuk ka shënuar apo asistuar në shtatë ndeshje ndaj Real Madridit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.