Challandes publikon listën e lojtarëve që do të luajnë kundër San Marinos dhe Maltës

Opoja.net Opoja.net Sport

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore nga katër që “Dardanët” do t’i luajnë në muajin qershor.

Challandes bëri të ditur listën e 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjet kundër San Marinos dhe Maltës.

Në listë nuk figuron golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Blendi Baftiu.

Ndeshjen me San Marinon, Kosova do ta luajë më 1 qershor në “Fadil Vokrri” dhe më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-