Çmimi i vezëve shkon mbi 4 euro

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur.

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur.

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë, inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.1 për qind. Rritje ekstreme të çmimeve kanë vezët dhe vaji.

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur.

Gati 20 centë është shtrenjtuar një komplet me vezë (30 copë) vetëm në javën e fundit, duke shkuar në 4.09 euro kompleti.

Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas përditësimit më të fundit të çmimeve të produkteve bazike.

Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës së kaluar është tregtuar me çmim prej 3.90 euro, ndërsa këtë javë ka arritur në 4.09 euro.

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime.

Ditë më parë, ASK ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Kurse, inflacioni ka shkuar në 14 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”, theksohet në raportin e ASK-së, përcjell Demokracia.com.

Por, gjatë muajit qershor, kosovarët u përballën edhe me shtrenjtimin e çmimeve.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022”. /OPOJAnet/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-