Nesër mbrëma në orën 20:45, në stadiumin e Sevillës, do të fillojë ndeshja Spanjë – Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” .
UEFA njofton se drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari nga Danimarka, Jakob Kehlet.
Ai do të asistohet edhe nga dy bashkëkombasit e tij, Lars Hummelgaard dhe Heine Sørensen.
Ndërkaq zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë po ashtu një danez, Jens Maae.
Ndryshe Kosova e ka nisur keq.
Në “Fadil Vokrri”, është mposhtur nga Suedia me rezultat 0:3./Gazeta Sinjali Sporti/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.