Liverpooli dhe Real Madrid e kanë bërë objektiv yllin e Udineses, Rodrigo de Paul, i cili ka thënë se ai nuk i vendos vetes ‘asnjë kufi’.
Argjentinasi i dha epërsinë Udineses kundër Sampdoria në pjesën e dytë të një përplasjeje në Marassi të shtunën, por Blucerchiati përfundimisht mori të tre pikët falë golave të Antonio Candreva dhe Ernesto Torregrossa.
Sipas raporteve në Itali, Liverpooli i ka vënë sytë te De Paul, i cili, megjithatë, nuk do të largohet nga Dacia Arena për më pak se 40 milionë euro.
Për mesfushorin me tipare sulmuese argjentinas interesim ka shprehur edhe Real Madridi, ndërsa vet De Paul i ka dërguar mesazh skuadrave të interesuara.
“Nuk i vendos asnjë kufizim vetes”, ka thënë fillimisht De Paul për Sky Sport kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Real Madrid.
“Sapo të bashkoheni me një ekip Kombëtar si Argjentina, ndiheni se jeni gati të luani me këdo”.
“Shpresoj se do të kem një karrierë të shkëlqyer dhe po punoj për ta arritur atë”, përfundoi argjentinasi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.