Zhvillimet në Vetëvendosje, pas përhapjes së komunikimeve përmes viberit, ku deputetja Aida Dërguti përdori fjalë të papërshtatshme, e që mendohen të jenë adresuar në drejtim të Albin Kurtit, kanë sjellë reagime edhe nga dega e këtij subjekti në Dragash.
Ish kandidati i kësaj partie për kryetar të Dragashit, Samidin Dauti, mbrëmë pas intervistës së Visar Ymerit në Rubikon, ka shpërndarë shënimin e një zyrtari të VV-së nga Prizreni, ku sulmohet ashpër kryetari i Partisë.
Më këtë dhe disa veprime të tjera, dega e VV-së në Dragash duket se është pozicionuar fuqishëm në krahë të Albin Kurtit./Opoja Sot
Në më poshtë po e japim të plotë edhe një reagim nga Samidin Dauti që e kishte bërë ditën e martë pas zhvillimeve në Vetëvendosje.
Si aktivist,si nje ish kandidat per kryetar komune te Dragashit,nga VETEVENDOSJA! ne zgjegjet e fundit lokale,si nje qytetar i Rebublikes se Kosoves dhe si antar i nje force politike,me keqeardheje e kam marr informaten per paraqitjen e klaneve dhe grupeve perçarese brenda organizates!
Une e dij qe problemet ne nje familje te vogel mund te kontrollohen me lehte se sa ne nje familje te madhe,mirpo çeshtjet mund t`i shtrohen ne nivel ideo-politik,programor, kombetar,ekonomik e organizativ e jo ne nivel banal,klanor, ofendues e perçares.
Ku lufta ne parti dhe grupezimet perçarese e dobesojne forcen e partise.Sipas mendimit tim sa me pare qe te behet eleminimi i grupeve dhe mendimeve perçarese e forcojne dhe i japin unitet partise duke e shendrruar ne nje forc te pandalshme.
Sigurisht se shume njerez hyne ne politik per t`i krijuar vetit fafore,individi per t`u marr me politike duhet me i shtype ambiciet e veta personale per nje favor te atyre popullore.
Pra, Albin Kurti i takon grupit te dyte te politikaneve, sepse qysh ne e netedhjeta e ka deshmuar veten, duke u bere balle shume sfidave,me pushtete fashiste millosheviqiane e deri te ky pushtet i sotem.
Prandaj ne funksion te unifikimit te VV-es dhe realizimit te aspiratave dhe objektivave te vendit tone, duhet t`i mposhtim apetitet egoiste!
Tek e fundit Kosova nuk eshte vetem e disa personave,sa eshte e atyre qe vijne pas! Si eshte e mundur qe femijeve tane tua leme Kosoven ne kete gjendje,me ministra te koruptuar,me paramilitar ne qeveri me ndikim politik te Serbise?
Sipas mendimit tim disa aktiviste, kane marre rrugen e humneres dhe po duan qe te perçajne edhe Levizjen, por une dhe shume aktivist tjere u themi se shkoni ku tua kenda qefi,ama neve nuk mund te na merrni e aq me pak idet e programin e VETEVENDOSJES!
Perçaresve, mendjetredhurve, njerzve me ego te semure per pushtet, u beje thirrje qe te maten ne organin me te larte ne Keshillin e Pergjithshem te VV-ese!
Nese keta perçares,kane menduar se eshte momenti idela per puç brenda Levizjes,me burgosjen e Albinit,u them se e kane shume gabim!
Nga paraqitjet e tyre ofenduese ndaj Albinit, po shifet se asesi nuk po mud ta qetesojne veten dhe te shfryjne mllef e entuziazem tamam si fashiste,keshtu qe edhe pushtetin i cili e ka burgos po e habisin,qe padrejtesisht po e mbajne ne burge!
Ju perçares duhet ta dini se jane tri gjera qe Albinin e bejne si nje lider te permasave botrore:
1. Guximi,
2. Aftesia intelektuale dhe
3. Besnikria,te cilat Albinin e bejne te pa zavendesueshem per momentin ne VV-je.
Dhe krejte per fund mendoj se pa Albin Kurtin nuk ka VETEVENDOSJE!
Samidin Dauti