Demarkacioni në dorën e deputetit goran

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Koalicioni qeverisës duket se ia ka mbushur mendjen deputetit goran, Adem Hoxha që të votojë Marrëveshjen e Demarkacionit. Kështu dje u dha lajmi për takimin e deputeit Hoxha me ministrin Pal Lekaj ndërkaq duket se sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë përfundimisht premtimin se do të votojë marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan BotaPress.

Por kush është në fakt deputeti goran Adem Hoxha?

Edhe pse është themelues dhe Kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP), ai në zgjedhjet e fundit nacionale në vendin tonë ka marrë pjesë si kandidat i Lista Serbe. Por ky nuk është vetëm një fakt i lidhjes së ngushtë të Adem Hoxhës me Serbinë dhe politikën serbe.

Adem Hoxha është kryetar paralel i komunës së Gorës, komunë kjo paralele serbe e financuar nga Qeveria serbe dhe e cila nuk njihet nga Republika e Kosovës.

Adem Hoxha mik i Aleksandër Vulinit

Por në biografinë e Adem Hoxhës është edhe një ‘njollë e zezë’. Ai në maj të vitit 2015 është akuzuar dhe mbajtur në burg me dyshimin për tentim përdhunimi të një bashkëvendëseje të tij, e cila ndodhet me banim të përkohshëm në Mitrovicë. Megjithësë më pas është shpallur i pafajshëm, për lirimin dhe pafajësinë e Adem Hoxhës është interesuar edhe zyrtari serb Aleksandër Vulin.

Adem Hoxha është përkrahës dhe ideator i organizimit dhe funksionimit të sistemit paralel serb në anën e Gorës.

Duke qenë i afërt me Serbinë dhe politikën serbe, përvec se është deputet i GP të Lista Serbe, Adem Hoxha është edhe ithtar i përdorimit të gjuhës serbe në të gjitha nivelet e përdorimit. Madje ai në një rast pat lëshuar mbledhjen e Komisionit për integrime evropiane për shkak se nuk ishte siguruar përkthimi në gjuhën serbe.

Së fundi, Adem Hoxha është ithtar i zyrtarizimit të Komunës së Gorës me komunitet shumicë gorane.

Besohet se ai do të votojë Demarkacionin në këmbin të themelimit të Komuna Gora.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-