Demaskimi i të metave shkencore dhe qëllimeve antishqiptare nga Ivan Jastrebov

Opoja.net Opoja.net Opoja

Mr. Enver Batiu: Shtrembërimet e Jastrebovit për Opojën dhe Gorën

Para ca kohësh doli nga shtypi libri i historianit Mr. Enver Batiu me titull “Shtremberimet e Jastrebovit për Opojën dhe Gorën” e botuar nga shtëpia botuese Fidani në Prizren.
Enver Batiu që një kohë relativisht të gjatë është marrë me trajtimin e kësaj teme. Ai fillimisht i ka përkthyer materialin se çfarë ka shkruar Jastrebovi për Opojën dhe Gorën e i cili material është botuar në librin “Serbia e vjetër dhe Shqipëria” e botuar më 1904 në Beograd.

Kështu që për ta bërë më të kapshëm për lexuesin materien për të cilën shkruan Enver Batiu, ai fillimisht e prezanton se: Kush ishte Ivan Stepanovic Jastrebov, duke shpjeguar rolin e tij dhe funksionin që kryente Jastrebov atëbotë.
Pastaj në pjesën e parë të librit paraqitet shkrimi i Jastrebovit për Opojën, për të vazhduar më tej me shkrimin e Jastrebovit për Gorën.

Ndërkaq në pjesën e dytë të librit, Enver Batiu paraqet përgjigjjen e tij ndaj konstatimeve të shumta të paqëndrueshme të Jastrebovit.
Kështu autori fillimisht paraqet studimin e tij të titulluar: “Të pavërtetat për Opojën” (Vështrim kritik ndaj studimit “Stara Serbia i Albanija” të Ivan S. Jastrebov). Për të vazhduar pastaj me studimin tjetër të titulluar: “Të pavërtetat për Gorën”.
Historiani Enver Batiu, në këtë libër, me fakte konkrete i kundërvihet konstatimeve të Jastrebovit, të cilat konstatime janë të paqëndrueshme historikisht. Kështu Batiu sjell shembuj konkret të shtrembërimeve nga Jastrebovi në shumicën e fshatrave të Opojës, si dhe shembuj konkret edhe për trevën e Gorës dhe fshatrat e saj.

Pra, Batiu paraqet të dhëna të shumta ku Jastrebovi është munduar që të i shtrembëroj faktet historike, pastaj të dhëna, ku Jastrebovi qëllimisht i ka ikur fakteve historike e të cilat nuk përmenden fare në librin e Jastrebovit. Kulmi i tendenciozitetit nga Jastrebov arrinë te konstatimet antihistorike të përhapjes së islamizmit në trevën e Opojës, e veçmas në trevën e Gorës.
Në këtë rast, autor

Këto konstatime të Jastrebovit më vonë i kanë cituar shumë autorë serb si Cvijiqi, Radovanoviqi e shumë të tjerë të cilët në punimet e tyre për Opojën dhe Gorën, dhe përgithësisht për shqiptarët, vazhdojnë të shkruajnë në frymën antishkencore të Ivan S. Jastrebovit.
Konstatimet e Jastrebovit, në shumë gjëra, kanë shërbyer si pikënisje për Akademinë Serbe të Arteve dhe Shkencave. Prandaj antarët e kësaj akademie që në fillim të viteve 90-të e kanë vizituar Gorën, Opojën dhe Sreckën dhe kanë shkruar po në këtë linjë, pra në linjën antishkencore, në frymën e antishqiptarizmit, me punime të të cilëve pastaj janë botuar 3 libra nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencave.
Enver Batiu jo vetëm që i ka pikasur me zgjuarsi, të metat shkencore dhe qëllimet dashakeqëse të Jastrebovit ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj banorëve të Gorës e Opojën në veçanti, por me këtë libër Enver Batiu ia ofron më për së afërmi lexuesit për ta parë realitetin, si dhe studiuesëve të ndryshëm, të cilëve gjithësesi ky libër do tu hyjë në përdorim.

Në fund të librit, autori pos literaturës paraqet edhe një fjalorth shpjegues me fjalë të panjohura nga lexuesi i rëndomtë, të cilat pa një shpjegim e ka të vështirë që t’i kuptoj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-