Opoja.net

Dënohet “ambasadori” nga Kosova që falsifikonte pasaporta në Gjermani

Në veri të Gjermanisë ai ishte adresa e parë për dokumente false të çdo lloji. Tani, “mbreti i falsifikuesve të pasaportave” është dënuar.

Gjykata e Landit e Hanover-it ka dënuar të martën Shefqet H. (66 vjeç ) me katër vjet burgim, ndër të tjera për kontrabandë me të huaj dhe falsifikim të dokumenteve, të dokumentuar në 19 raste, shkruan bild.de.

Kosovari nga Schneverdingen-i (me pseudonimin “Ambasadori”) ka siguruar leje qëndrimi false, patentë shofer si dhe vula kontrolli për pasaporta të huaja. Këto dokumente, sipas zyrës së prokurorit publik, janë të lakmuara nga kriminelët që duan të shmangnin detyrimin e respektimit të periudhën 90-ditore për qëndrim, sa u lejon Viza Shengen.

“Ambasadori” kishte marrë deri në 500 euro për shërbime të tilla. Shtetasi kosovar është arrestuar gjatë një sulmi kundër kontrabandistëve, në qershor të vitit 2020, përcjell albinfo.ch.  Hetuesit i kishin përgjuar telefonin për muaj me radhë. Në proces, Shefqet H. ka pranuar shumicën e akuzave.

Prokurorja Regina Steig ka kërkuar më shumë se gjashtë vjet për të akuzuarin, i cili për herë të fundit në vitin 2009 qe dënuar në Hamburg me katër vjet heqje lirie.

/GazetaSinjali/

Kurban – Bajrami të martën më 20 korrik 2021

Merlinda Guraj

S’ka kuorum, nuk kalon homologimi

Merlinda Guraj

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend