Deputeti Korenica shkarkohet nga dega në Rahovec, shkak qëndrimet e tij për Kodin Civil

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Shkarkimet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur.

Në mbledhjen e djeshme, deputeti Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec.

Kështu merr vesh Front Online nga burimet e saj.

“Po është e vërtetë që është shkarkuar”, ka thënë shkurt ku burim.

Front Online ka provuar të marrë përgjigje edhe nga vet deputeti Korenica, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Deputeti Korenica për Nacionalen, e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë

“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil”, ka thënë ai./Front Online

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-