Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se stërvitja e Kosovës, e paraparë për t’u zhvilluar prej orës 16:00 në Hajvali të Prishtinës, ka dështuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Hajvalia ishte përcaktuar si zëvendësim për stërvitjen e “Dardanëve” pasi stadium “Fadil Vokrri” është i mbuluar me borë.
“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald””, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.