Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali plagosjen që ndodhi në Dragash.
Sinjali raportoi se një polic ka plagosur dy qytetarë. Sinjali gjithashtu mësoi se plagosja ndodhi në Glloboqicë.
Shaban Osmanollaj nga rajoni i Prizrenit, tha për Gazetën Sinjali se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
“Pas një mosmarrëveshjeje mes 2 qytetarëve dhe policit ky i fundit i ka plagosur. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Osmanollaj.