A ka devotshmëria kufi, ndonjë minimum apo maksimum? Përkitazi, sa duhet frikësuar nga Perëndia?
Allahu i Madhëruar, në mbi 60 herë në Kur’anin Fisnik i urdhëron muslimanët të kenë frikërespekt. Kështu në ajetin 102 të kaptinës Ali Imran, i cili shpesh herë përsëritet në hutbe, kërkon nga besimtarët devotshmëri të vërtetë: O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhevdisni vetëm duke qenë myslimanë!Lirisht mund të themise ai është një prej qëllimeve kryesore të çdo ibadeti: namazi, zekati, haxhi, sadaka, leximi i Kur’anit, dhikrit, marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore etj. në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi. Në ajetin 27 dhe 28 të kaptinës Ez-Zumer, Allahu i Madhërishëm porosit që qëllimi i shpalljes, mësimit dhe praktikumit të Kur’anit të jetë arritja e devotshmërisë: “Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kur’an përçdo gjë, për t’ua vënë veshin.Ne e kemi shpallur Kur’anin në gjuhën arabe dhe pa asnjëkundërthënie, me qëllim që ata ta ruajnë veten nga e keqja.” Ndërsa kur flet për përcaktimin e agjërimit, Allahu i Madhëruar thekson që qëllimi kryesor është arritja e devotshmërisë: “O ju që besuat, agjërimi iu është bërë obligim, sikurse ishteobligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”
Kufijtë e devotshmërisë
Megjithatë, parashtrohet pyetja: a ka devotshmëria kufi, p.sh. një minimum apo maksimum?! Përkitazi, sa duhet frikësuar nga Perëndia? Kur’ani, si shpallje universale për njerëzinë jep përgjigje edhe për kësi pyetje të drejtpërdrejta apo të tërthorta. Në kaptinën Et-Tegabun, ajetin e 16, Allahu i Madhëruar, devotshmërinë e përcakton të jetë në kuadër të aftësive njerëzore. “Prandaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut…” Domethënë, devotshmëria duhet qenë në kuadër të aftësive dhe potencialit njerëzor. Rreth kësaj flitet edhe në ajete të tjera kur’anore: “…Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënënuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij…” (El Bekare, 233) “Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij…”(El-Mu’minun, 62) Sunneti i të Dërguarit, si komentues i Kur’anit, në mënyrë të detajuar sqaron se besimtari duhet për çdo ditë praktikuar devotshmërinë e tij. Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem, pat thënë: “Nëse diçka ua ndalojë, evitone atë; ndërsa nëse diçka ju urdhërojë, praktikoni aq sa të mundeni.”(Transmetojnë Buhariu, Muslimidhe të tjerët.) Në bazë zë ajeteve dhe haditheve të sipërshënuara, dijetarët islam kanë nxjerrë një rregull i cili thotë: Ibadetetkryhen në kufi të mundësive!
Zgjidhja më e lehtë e besimtarëve të kohës moderne është, falja e namazit të jacisë me xhemat në xhamitë tona. Kështu do të kenë mundësi të kalojnë 20-25 minuta në kryerjen e ibadeteve të ndryshme: dëgjimin e ezanit, përsëritjen pas muezinit…
Mundësitë e njeriut
Meqë kohëve të fundit gjithnjë e më tepër i jepet rëndësi qëllimeve (mekadise) të Sheriatit, ndërsa në shtjellimin më të detajuar të rregullave të fikhut, dijetarët bashkëkohorë më tepër flasin rreth degës së re të së drejtës Islame – fikhu-l-istitaa (fikh/kuptimi i mundësive). Bëhet fjalë për fikhun e komuniteteve dhe njohjen e mundësive dhe aftësive njerëzore. Ky është fikhu i cili është në harmoni me fikhun-ness, kuptimi i tektevekur’anoro-sunnetike. Për më tepër, pa dijeninë / kuptueshmërinë e duhur të aftësive që kanë në dispozicion anëtarëte një komunitetit të caktuar, rruga e mesit të fesë islame nuk do të kuptohet siç duhet, gjë që do të çojë në aplikimin joadekuat të rregullave islame në atë komunitet: ashtu që disa do të jenë tepër tolerantë, ndërsa të tjerët do të jenë tepër të rreptë.
Kështu, kuptimi jo i mirëfilltë i mundësive të fikhut, përfundimisht rezulton me keqkuptim të thelbit të besimit islam, i cili merr parasysh kufijtë e mundësive dhe potencialeve njerëzore (ekonomike, sociale, kulturore, intelektuale, politike, fetare etj.) të cilat individët dhe komunitetet i kanë në dispozicion dhe mundohen ta mbajnë balancën në mes natyrës së dreqit dhe të melekut, dhe përpiqet ta sigurojë lumturinë e njeriut si në këtë botë dhe botën e përtejme. Më poshtë do t’i theksojmë disa shembuj të aplikimit të mundësive të Fikhut.
Situata të përditshme jetësore
Jeta në kohët tona është shumë më e komplikuar dhe më dinamike krahasuar me kohën e Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, gjë që ndërlidhet me përparimin ekonomik, shoqëror dhe teknologjik. Për më tepër, edhe në kohën e as’habëveka pasur dallim të madh midis jetës së thjeshtë dhe të varfër në Arabi dhe asaj që jetohej në rajonet moderne të civilizimit në Persi, Sham dhe Egjipt.Prandaj, shumica e muslimanëve sot, për shkak të përgjegjësive të tyre të biznesit, familjes dhe shoqërisë, nuk janë në gjendje të angazhohen intensivishtnë adhurimet klasike, për shembull, ta kalojnë gjysmën e natës ose të gjithë natën në adhurim, duke lexuar Kur’anin dhe duke bërë dhikr. Sidoqoftë, një numër i madh i besimtarëvesë pakti mund ta kalojnë një pjesë të natës në ibadet, për shembull, të ndajnë gjysmë ore apo një orë gjatë natës që ta kalojnë në namaz, lexim të Kur’anit dhe dhikr para gjumit, veçanërisht duke pasur në dije se nata nuk fillon në ora dymbëdhjetë të natës, por ajo fillon me namazin e akshamit dhe zgjat deri në agim. Nëse një besimtar kryen punë të rënda fizike ose punon deri vonë, të paktën ai mund t’i falë dy rekate sonsunnet të jacisë dhe ta falë namazin e vitrit, kështu që një pjesë të natës do ta kalojë në ibadet, meqë çdo namaz i falur pas namazit farz të jacisë konsiderohet si namaz nate.
S’ka dyshim se zgjidhja më e mirë dhe më e lehtë për besimtarët e zënënë kohën moderne paraqet namazi i jacisë me xhemat në xhamitë tona. Kështu ata do të kenë mundësi të kalojnë të paktën 20-25 minuta të natës në shumëllojshmëri ibadeti siç janë: dëgjimi i ezanit, përsëritja e ezanit pas muezinit, leximi i duasë së ezanit, falja e sunnetit të jacisë, leximi tre herë i kaptinës Ihlas, leximi i Fatihasë, dëgjimi i ikametit, leximi i duasë së ikametit, falja e namazit të jacisë me xhemat, falja e sunnetit të fundit dhe vitrit, leximi i dhikrit me muezinin nga 33 herë SubhanAllah, Elhamdulilah dhe Allahu Ekber, të thënit amin pas duasë së namazit nga imami, leximi i Fatihasë… Përndryshe, kjo paraqet një shkak që në xhematët tona menjëherë pas faljes së jacisë, falet suneti i fundit dhe vitri.
Njeriu i cili ka punë të caktuar tetë orëshe, ka pauzë rreth 30 minuta. Duhet tentuar që ta shfrytëzojë për një pushim të shkurtër, përmes një bisede joformale me kolegë, çaj/kafe, drekë deh faljen e namazit. Nëse do t’i falte të gjithë 10 rekatet e namazit të drekës (4 sunnet, 4 farz dhe dy sonsunet) dhe të merr abdes për falje, kjo do të zgjaste diku rreth 15 minuta, ashtu që do t’i mbetej edhe pak kohë për pushim. Në këtë mënyrë njeriu e shfrytëzon pauzën për balancim të nevojave të veta, fizike, psikike dhe shpirtërore.
Ngjashëm me shembullin e sipërpërmendur është shembulli i namazi xhumasë. Punëdhënësit punëtorëve u japin pushim rreth 45 minuta, që mjafton që punëtori të shkojë në xhaminë më të afërt, t’i falë sunnetet e xhumasë, ta dëgjojë hutben, ta falë namazin e xhumasë dhe sipas mundësisë faljen e 10 rekateve vullnetare.
Në fund të fundit, mund të konkludojmë se devotshmëria duhet të bazohet në mundësitë reale të individit dhe komunitetit musliman, e jo në kërkesat që as individi as komuniteti nuk janë në gjendje t’i përmbushin.
Burimi: Preporod
Autor: Jusufef. Džafić
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.info]
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.