Dhe të afërmve bëju mirë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Njerëz, ruani lidhjet farefisnore dhe mos i shkëputni
ato, sepse Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe kini frikë Allahun që me emrin
e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës
mbi ju.” (En-Nisa’:1)

Pasi që nëna e besimtarëve, Aisheja r.a.  u shpif në mënyrën më të keqe, Ebu Bekri r.a., babai i saj morri veshtë se ai që kishte filluar këto thashetheme ishte Mistahu, kushëriri i tij të cilit Ebu Bekri deri atëherë i kishte ndihmuar materialisht. I lënduar thellë nga shpifjet e Mistahut Ebu Bekri u betua se nuk do t’i ndihmoj  atij. Shumë shpejt pas kësaj u shpall ajeti: Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindjet e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur 22)

Pasi që dëgjoi këtë ajet Ebu Bekri r.a. kërkoi falje nga
Allahu xh.sh dhe vazhdoi ta ndihmoj Mistahun edhe më shumë.

Hasan El- Basriu na këshillon.: “Allahu xh.sh do ta
mëshiroj dhe  do ta fus në xhenet atë i
cili është i mirë me prindërit e tij, atë që është i dhembshur me të afërmit e
tij, atë që kujdeset për jetimët dhe atë që mbron të dobëtit.

Përshtati: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-