Dhjetë këshilla të Ibn Arabiut

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj
  1. Para së gjithash je i detyruar ta fitosh
    kafshatën në mënyrë të lejuar (hallall). Ky është themeli i fesë dhe sheriatit.
  2. Mundohuni kurrë të mos jeni barrë për askënd
    dhe askujt të mos i kërkoni mëshirë. Gabimi më i turpshëm dhe i pafalshëm për
    njeriun është të qënit dembel pa arsye objektive, të mos mundohet ta fitoj
    kafshatën dhe të jetë i varur nga ndihma e dikujt tjetër.
  3. Mos jetoni dhe mos konsumoni gjëra tepër luksoze.
    Nuk është e lejueshme të shpërdorohet ajo që fitohet me hallall. Teprica duhet
    të shpenzohet për bamirësi (në hajr), duke i ndihmuar të varfërit dhe duke ua lehtësuar
    telashet e tyre.
  4. As në emrin tuaj, dhe as në emër të dikujt tjetër,
    mos merrni mëshirë dhe as dhurata nga njeriu që nuk e njeh Allahun. Mos u
    shoqëroni me njerëz të tillë, as me ata që i kënaqin vetëm pasionet e tyre. Shoqërohu
    vetëm me ata të nivelit tënd, që ju bashkon profesioni dhe mendimi. Nga kjo nuk
    kuptohet se ju lejohet të kultivoni mendime të këqija në lidhje me njerëzit e
    niveleve e tjera.
  5. Siç ndahen njerëzit në profesione dhe klasa, ashtu
    ndahen ata edhe në cilësitë fisnike. Kështu që duhet ta dini si të silleni ndaj
    secilës klasë njerëzish. – Çdo gjë që jeton ka nevojë për paqe dhe evitim nga shqetësimet.
    Pra, kjo është esenca për marrëdhënie të mira me njerëzit.
  6. Flisni sipas vendit dhe rastit dhe me gjithkënd
    silluni bukur dhe me edukatë. Nëse dikush është i vrazhdë me ju, mos ia ktheni
    me të njëjtën mënyrë të mos bëheni sikur ai.
  7. Jini të moderuar në punë, në të folur dhe
    gjithçka tjetër.
  8. Jini besnikë për atë që thoni dhe veproni.
    Ruani dinjitetin tuaj në çdo mundësi. Mos e tradhtoni atë që ju është besuar.
  9. Mos e humbni kohën kot. Shikoi se çfarë kërkohet
    prej jush dhe përpiquni ta përdorni çdo çast hajr dhe mirësi
  10. Gjithë kohën mendo për Zotin, mbështetu vetëm
    Atij. Bëj sa më tepër dhikër dhe ibadet.

Burimi: Abdurahman Adil Čokić, “Šejhul-ekber Muhjuddin Arebi”, Sarajevë, 1936
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-