Dhjetë raste pozitive me coronavirus dhe 116 të shëruar në 24 orët e fundit

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Lajme

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1,977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se në total janë 627 raste aktive me coronavirus.

“Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679”, thuhet një njoftim.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-