Kreu i tashëm i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Dragash, Ibrahim Ajupi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ditët e para të angazhimit e tij në këtë Lëvizje, bashkë me aktivistë te tjerë, të cilit kishin nisur hapat e parë të themelimit të Qendrës së Vetëvendosjes në Komunën e Dragashit.
Ajupi shkruan se kontributin e tij në këtë Lëvizje e ka dhënë qysh si 18-vjeçar.
“Kisha kënaqësinë që nga koha kur Lëvizja VETËVENDOSJE! për herë të parë themeloi qëndrën në Sharr, të bashkangjitem për të dhënë kontributin tim, atëherë si 18 vjeçar.
E falenderoj përzëmërsisht aktivistin Admir Flugaj, për aktivizmin dhe kontributin e pashoq.
Ne besonim plotësisht se Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte zgjidhja e domosdoshme për të ardhmen e vëndit, njejtë besojmë edhe sot”, ka shkruar Ibrahim Ajupi në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
“Kisha kënaqësinë që nga koha kur Lëvizja VETËVENDOSJE! për herë të parë themeloi qëndrën në Sharr, të bashkangjitem për të dhënë kontributin tim, atëherë si 18 vjeçar.
E falenderoj përzëmërsisht aktivistin Admir Flugaj, për aktivizmin dhe kontributin e pashoq.
Ne besonim plotësisht se Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte zgjidhja e domosdoshme për të ardhmen e vëndit, njejtë besojmë edhe sot.
Në 10 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, miku im Admiri shkruan:
E kujtoj mjaft mirë tetorin e vitit 2010, kur një grup i vogël mbështetësish të Lëvizjes VETËVENDOSJE! orvateshim pareshtur për shtrirjen dhe strukturimin e kësaj lëvizjeje edhe në komunën e lënë pas dore të Sharrit. Asokohe ishim tepër pak në numër, por të fortë në bindje e ideale dhe para së gjithash të palëkundur në qëllime. Synimet tona u konkretizuan me formimin e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së LVV-së në Sharr më 29 tetor 2010, nga i cili edhe rrodhi pastaj krijimi i qendrës me organet e saj. Sot kjo qendër i mbush plotë 10 vite, të cilat u karakterizuan me shumë aktivitete, ngritje e rënje, sfida e suksese. Më e rëndësishmja është, se kjo qendër sot përbën faktorin më serioz politik në komunën e Sharrit. Si e tillë, mundësitë e saj për të korrur suksese të reja në një të ardhme të afërt janë shumë premtuese.
Shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij statusi t’i uroj të gjithë aktivistët nga Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Sharr, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese të reja!”/Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.