Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri e pranishme në mesin tonë. Gazeta Sinjali mëson se së fundi në Polici janë raportuar edhe katër raste të reja të dhunës në familje.
Njëri rast ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës ku një femër ka njoftuar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike në të. Ajo ka treguar se ai ka probleme psiqike.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor të cilët të dyshuarin e kanë dërguar në neuropsikiatri ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Në fshatin Carrabreg të Epërm të Deçanit është arrestuar një person pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor por gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Edhe në Rahovec u raportua dhunë në familje ku një mashkull bashkë me motrën e tij e kanë sulmuar fizikisht motrën tjetër të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.