Digjet transformatori në Dragash, mbesin në terr disa fshatra

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

KEDS-i ka njoftuar se është djegur transformatori në nënstacionin Dikanca, me ç`rast ka lënë pa energji elektrike disa fshatra të Dragashit.

Sipa kësaj kompanie, transformatori është djegur për shkak të vjetërsisë.

“Kjo ka pamundësuar furnizimin me energji për fshatrat e Dragashit: Radesha, Leshtani, Bask, Dikanca, Brodi dhe kompleksi Arxhena”.

“KEDS ka nisur menjëherë procedurat për ndërrimin e tij dhe parashihet që të ndërrohet deri sot pasdite, kur pritet t’u rikthehet energjia elektrike konsumatorëve në këto zona malore. KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i siguron se transformatori po ndërrohet në kohën më të shkurtër të mundshme” thuhet në njoftimin për media të KEDS-it.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-