Opoja.net

DIJETARI I UMETIT DHE TAKSISTI

DIJETARI I UMETIT DHE TAKSISTI

Një rrëfim interesant mes dijetarit, Muhamed ibën Uthejminit, Allahu e mëshiroftë!, dhe një taksisti.

Vendngjarja: Meke.

Koha: para se të ndërrojë jetë dijetari, Abdulaziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Personalitetet: dijetari i madh, Ibën Uthejmini dhe një taksist.

Shejh Muhamed ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, e fali namazin në Qabe dhe pasi doli nga Qabeja, dëshiroi të shkojë deri në një vend ku duhej patjetër të shkohet me makinë.

Shejhu e ndali një taksi dhe hipi në të. Rrugës shoferi deshi të njoftohet me udhëtarin dhe i tha:

– Kush është plaku me mua?

Shejhu iu përgjigj:

– Muhamed ibën Uthejmini.

– Dijetari?! – mendoi se shejhu po e gënjen, sepse nuk ia merrte mendja se mundet të udhëtojë ndokush si shejhu me të.

– Po, unë jam dijetari, – i tha shejhu.

Shoferi i habitur filloi të lëkund kokën e tij nga ky krim që po i bëhet personalitetit të shejhut.

– E kush jeni ju?

– Dijetari Abdulaziz ibën Bazi, – ia ktheu vozitësi.

Shejhu qeshi dhe i tha:

– Ti je Abdulaziz ibën Bazi?!

– E po mirë, a je ti atëherë shejh Uthejmini?

– Mirëpo, shejh Ibën Bazi është i verbër, nuk vozitë makinë.

Pas këtyre fjalëve, shoferi u ndal dhe filloi të mendojë dhe në fund ta vërtetojë se plaku nuk po gënjen. Filloi të ndjehet keq dhe t’i vijë turp.

E ndali makinën, u ngrit, e përqafoi shejhun dhe kërkoi nga ai falje se me të vërtetë për të shumë kishte dëgjuar dhe nga librat e tij kishte lexuar, mirëpo asnjëherë nuk e kishte parë se si duket.

Edhe pse dijetar i madh dhe kolos i diturisë, por thjeshtësia e tij ishte ajo që e dallonte dhe çdo zemër e përfitonte. Allahu e mëshiroftë shejhun dhe të gjithë myslimanët!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Merlinda Guraj

NE MUNDEMI EDHE JASHTË RAMAZANI!

Merlinda Guraj

AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË SHEVALIT – RREGULLA DHE DOBI

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net