Dilemat rreth korrektësisë së agjërimit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Besimtarët e dinë që agjërimi paraqet përmbajtje të vetëdijshme nga ushqimet, pijet, marrëdhëniet intime nga agimi deri në perëndim të Diellit, mirëpo edhe krahas ndalesave të njohura, ekzistojnë situata të tjera të cilat me apo pa arsye lënë hapësirë për dilema.

Pavarësisht librave të shumtë rreth agjërimit, besimtari duhettë konsultohet me imamin mbi rregullat e agjërimit para se të marrë vendime të caktuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mosveprimin e agjërimit dhe dhënies së fidjes.

Nijeti i agjërimit dhe ngrënia gjatë ezanit

Deklarimi i nijetit me fjalë nuk është i obligueshëm, mirëpo muslimanët për shkaqe të efektit psikologjik dhe forcimit të vullnetit bëjnë nijet para Ramazanit, që me lejen e Allahut, do ta agjërojnë, dhe do ta shqiptojnë nijetin çdo ditë.

Në rast se dikush e bën nijet agjërimin para fjetjes, duke mos pasur për qëllim të zgjohet për syfyr, mirëpo sërish zgjohet në syfyr, mund të konsumoj përsëri rregullisht dhe mandej të bëj sërish nijetin. Disa konsiderojnë se mund të hahet dhe pihet deri sa zgjat ezani i cili e shënon kohën e imsakut – kohën kur fillohet agjërimit, që është gabim. Kur të dëgjohet ezani (i imsakut), duhet ndërprerë ushqimin dhe pijet, sepse fillimi i ezanit dhe jo fundi i ezanit konsiderohet fillim i agjërimit. Kafshata e ushqimit apo lëngu që gjendet në ato çaste në gojë, mund të gëlltitet. Agjëruesit, më së miri është të interesohen për kohën e imsakut, mirëpo në rast se mbështeten në këndimin e ezanit nga radio dhe tv-stacionet që kanë programe në syfyr, duhet të kenë kujdes kohën lokale të imsakut, sepse disa stacione përcjellin e kohën e imsakut të qytetit ku gjenden. Gjithashtu, duhet pasur kujdes ezanin, që në disa vende mund të paraqes kohën e imsakut, ndërsa në disa vende të tjera ezani lajmëron kohën e fillimit të namazit të sabahut i cili gjatë kohës së muajit të Ramazanit falet pas mukabeles së sabahut apo gjysmë ore para lindjes së Diellit.

Përfundimi i agjërimit dhe iftari nëpër restorante me alkool

Agjërimi zakonisht ndërpritet me ngrënien e hurmave, mirëpo nëse hurma për dikë shkakton mundim, atëherë është më së miri të ndërpritet me ujë apo diç tjetër që i përgjigjet. Për fat të keq, disa e ndërpresin me konsumim të duhanit që paraqet haram apo mekruh, varësisht cilin mendim legjislativ e marrim parasysh.

Në rast se merret parasysh aspekti mjekësor i konsumimit të duhanit në stomak bosh, kjo shprehi gjatë kohës së Ramazanit është më afër haramit. Një dilemë tjetër që paraqitet është, falja e namazit të akshamit apo ngrënia e iftarit. Agjëruesi mundet fillimisht të çelin iftar me hurmë apo ujë, ta falë namazin e akshamit dhe mandej të vazhdoj me ushqimin. E lejuar është, nga shkaqe objektive, shëndetësore, mungesës së hapësirës apo procedurave të iftarit që organizohen nga të tjerët, që njeriu fillimisht të hajë mandej ta falë akshamin.

Deklarimi i duasë para iftarit, siç është Allahummeinni leke sumtu… është i pëlqyeshëm, mirëpo nëse nuk e thotë, agjërimi është i plotë sepse nuk varet nga ajo lutjedita e agjërimit. Agjëruesit duhet t’i evitojnë restorantet të cilët në menytë e tyre standarde ofrojnë alkool. Në rast të ngrënies iftar në ato restorante, duke e ditur se ushqimi është i pastër, nuk ka ndikim në agjërimin.

Intimiteti i bashkëshortëve dhe ndërprerja e rastësishme e agjërimit

Kuptohet që marrëdhëniet intime janë të ndaluara gjatë agjërimit, por është më mirë intimitetin ta lënë për kohën pas iftarit. Megjithatë, veprimet siç janë përqafimet dhe puthjet, nuk e prishin agjërimin. Nërast se vjen deri te ejakulimi, për shkak të shkëmbimit të intimitetit, agjëruesi e ka për detyrë ta agjërojë atë ditë, por nuk ka nevojë për kefaret, apo agjërimin e gjashtëdhjetë ditëve, sepse punohet për gabim jo të qëllimshëm.

Në rast të zgjimit nga gjumi në gjendje xhunub, duhet të lahet, ta vazhdojë agjërimin dhe ajo ditë nuk duhet të riagjërohet. Në rast se me harresë konsumon apo pi diçka, do ta vazhdojë agjërimin dhe ajo ditë nuk duhet të riagjërohet. Megjithatë, do ta riagjërojë atë ditë në situata të mëposhtme: Nëse ha duke menduar se ka hyrë koha e iftarit; nëse ka marrëdhënie me bashkëshortin apo ha duke menduar se nuk ka hyrë koha e imsakut; nëse në harresë hanë dhe vazhdon të hajë duke menduar se i është prishur agjërimi.

Higjiena gjatë agjërimit

Larja, shpëlarja e gojës, larja e dhëmbëve, qethja, shkurtimi i thonjve dhe përdorimi i aromave nuk ndikon në korrektësinë e agjërimit. Njerëzit me kohë kanë filluar evitimin e disa veprimeve të tilla me qëllim që të mos vjen deri te gëlltitja e ujit apo rënia në komë për shkak të aromave të forta. Larja është e pëlqyeshme në raste të caktuara, posaçërisht nëse janë ditë të nxehta vere. Me këtë nuk pakësohen sevapet siç konsiderojnë disa, vetëm se duhet pasur kujdes të mos gëlltitet uji.

Lëshimi i namazeve dhe veprimi i mëkateve të tjera

Agjërimi është obligim i cili duhet kryer pa marrë parasysh mëkatin. Ramazani është koha ideale që të mundohet t’i eviton sprovat apo mëkatet, sepse në njërën anë, personi i uritur me siguri që ka më pak dëshirë për mëkatim, dhe në anën tjetër, mungesa e shejtanit në Ramazan është rast i përkryer që njeriu t’i eviton veset e ndryshme.

Një pyetje e shpeshtë, për fat të keq është nëse i pranohet agjërimi personit që nuk falet apo a duhet agjëruar personi i cili nuk falet! Këta dy ibadete janë të pavarura nga njëra-tjetradhe nuk e kushtëzojnë tjetrën siç është rasti i abdesit dhe namazit. Natyrisht që, namazi sipas hadithit është “shtylla e imanit” dhe në rast të lëshimit të qëllimshëm personi e sjell në pyetje islamin dhe imanin e vet.

 

Burimi: Preporod
Përktheu: Lutfi Muaremi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-