Opoja.net

Dispozita e atij që flet kur imami ligjëron në hutbe !

Islame
Dispozita e atij që flet kur imami ligjëron në hutbe !

Pyetje:
Cila është dispozita e atij i cili flet kur imami ligjeron në hutbe?

Përgjigje:

Ai është mëkatarë, sepse Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
” Nëse i thua shokut tënd kur imami ligjeron hutben në ditën e xhuma: heshtë, mjaftë, veçse e ke humbur shpërblimin e xhumasë, dhe kush e humb shpërblimin e xhumasë, nuk ka xhuma për të(nuk i pranohet xhumaja).”
(Ebu Davudi: 1051, Ahmedi: 719, Abdurrezaku: 3/223 me nr. 5416, 5420 dhe Bejhekiu: 3/220).

” Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke humbur shpërblimin e xhumasë.”
(Buhariu dhe Muslimi)

“Nëse flet në ditën e xhumasë kur imami është duke ligjëruar në hutbe, e ke prishur dhe humbur xhumanë.”
( Transmeton Ibn Huzejme me sened sahih).

Dijetarët kanë thënë:
Ndalohet(haram)të folurit kur imami ligjeron në hutbe, xhemati obligohen ta ndëgjojn hutben e imamit dhe të përfitojnë nga hutbeja, këshilla islame, urdhëresa dhe ndalesa që i ka porositur Allahu xhele ue ala dhe i dërguari i Tij, Muhamedi alejhi selam.

© Opoja.net

Egjipti

Linda Guraj

Nëse dëshiron të jesh i lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve

Linda Guraj

Më në fund milioneri zbuloi se si të jetojë i lumtur!

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net