Opoja.net

Distria Krasniqi rrëzon nga froni Daria Bilodid, rezervon vendin e parë për vitin 2021

Distria Krasniqi rrëzon nga froni Daria Bilodid, rezervon vendin e parë për vitin 2021

Kampionia e tanishme botërore në kategorinë -48kg, Daria Bilodid, është zhvendosur nga piedestali nga xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi.

Fituesja e dyfishtë e ‘IJF World Masters’ do të jetë në kërkim të titullit të tretë në Doha në muajin e ardhshëm, por tani për tani ajo mund të shijojë mbretërimin e saj në kategorinë -48kg.

Sidomos pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Grand Slamin e Budapestit, i cili ishte turneu i parë që bashkoi shumë kombe që nga izolimi – thuhet në një njoftim të Unionit Evropian të Xhudos.

Distria është e gatshme që t’u kthehet garave, sidomos pas fitimit të medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit dhe pas marrjes së epitetit si më e mira e kategorisë -48 kg.

Dhe derisa Majlinda Kelmendi mban vendin e parë në kategorinë mbi të (-52kg), Kosova ka gjasa reale për të sjellë dy medalje olimpike në kategorinë e lehtë.

Kur dhe ku do të zhvillohet finalja mes Chelseat dhe Manchester Cityt?

Opoja.net

Ndryshojnë rregullat për Euro 2020

Opoja.net

Vojvoda i sjellë 3 pikë të arta Torinos

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net