Distria Krasniqi shkëlqen në Botërorin e Xhudos, kalon në çerekfinale!

Opoja.net Opoja.net Sport

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka shfaqur formë të lartë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, Hungari, duke kaluar me sukses në çerekfinale.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka shfaqur formë të lartë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, Hungari, duke kaluar me sukses në çerekfinale.Kampionia jonë, që garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para me performancë mbresëlënëse. Pas fitores bindëse ndaj kundërshtares braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria u tregua superiore edhe ndaj Francine Echevarria nga Puerto Rico.

Edhe këtë ndeshje, Distria e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime, duke vulosur kështu avancimin e saj.

Me këtë fitore, Distria Krasniqi kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me xhudisten hungareze Reka Pupp.

Ndryshe, nga ekipi i Kosovës, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, ndërsa Laura Fazliu do të ndeshet të hënën, duke shpresuar të ndjekin suksesin e Distrisë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-