Dita më e lumtur për besimtarët, është dita e takimit me Allahun e Mëshirshëm

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm, Zotin tonë të Cilin e
falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë.Atë njeri të cilin
e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, ndërsa atë njeri që humbët
rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë.Dëshmojmë
dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, që është Një
dhe i pa shoq. Dhe, dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi (a.s.) është rob i
Allahut dhe i Dërguari i Tij i fundit.

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Kur flasim për largimin
nga kjo botë, për takimin me Melekun e Vdekjes, për qëndrimin në varr, ne
kryesisht flasim për agoninë e vdekjes, për pasigurinë, për peshën dhe tmerret
e atij momenti, për marrjen në pyetje në varr dhe për dënimin apo azabin, sikur
të ishte shkuarja në botën tjetër (ahiret), nga momenti i vdekjes e tutje, të
gjitha në shenjë të skenave të frikshme, vuajtjeve dhe ndëshkimeve, dhe, sikur
në këtë të mos ketë dallim midis besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Pse nuk flasim pak më
shumë për kënaqësinë e varrit, e cila është po aq e vërtetë sa edhe azabi apo
dënimi i varrit?

Pse nuk flasim pak më
shumë për ditën më të bukur dhe më të lumtur për besimtarët, që është dita e
takimit me Allahun e Mëshirshëm, i Cili është më i mëshirshëm ndaj nesh sesa
nënat tona?

Në kohën e Pejgamberit
(savs), një grua, në kaosin e shkaktuar nga beteja, e kishte humbur fëmijën e
saj. Pastaj, kur e kishte gjetur, ajo e kishte përqafuar dhe e kishte
shtrënguar fort në gjoksin e saj, duke qarë nga gëzimi. Me atë rast,Pejgamberi (savs),
ikishte pyetursahabët: “Çka mendoni ju, a do ta hidhte ajo grua ndonjëherë fëmijën
e saj në zjarr?”

Ata u përgjigjën: “Jo,
o i Dërguari i Allahut! Si mundet që një nënë ta hedh fëmijën e saj në zjarr!?”

Atëherë,Pejgamberi (savs),
u thotë atyre: “Pasha Allahun, Allahu është më i mëshirshëm ndaj robërve të
Tij sesa kjo nënë ndaj fëmijës së saj!”

Transmetohet se dijetari i
famshëm dhe i devotshëm Hamad ibn Seleme (r.h.) kur ishte në shtratin e
vdekjes, atë ekishin vizituar disa miq të tij dijetarë,të cilëve u kishte thënë:
“Kini mendim të mirë për Allahun, sepse Pejgamberi (savs) ka thënë:“Askush
prej jush le të mos e pret vdekjen pa pasur mendim të mirë për Allahun.”

Meqë rast njëri prej
dijetarëve të pranishëm i kishte thënë: “O Hamad, pasha Allahun, sikur të
kisha mundësi të zgjidhja se para kujt të jepja llogari në Ditën e Gjykimit,
para nënës dhe babait tim apo para Allahut, unë do të zgjidhja të jepja llogari
para Allahut, sepse Ai është më i mëshirshëm për mua sesa prindërit e mi.”

Atëherë, pse e urrejmë
vdekjen dhe pse kemi frikë nga vdekja?

Pse mendojmë se Allahu i
Plotfuqishëm vetëm do të na ndëshkojë pas vdekjes, dhe nuk mendojmë se Allahu ndoshta
do të na falë dhe mëshirojë.

Vëllezër të dashur!

Në vend të frikës nga
vdekja dhe tregimit për dënimin e varrit, duhet të flasim edhe më shumë për
gjendjen e besimtarëve të sinqertë në varr, sepse,siç thuhet në hadithin e Bera
ibn Azibit (r.a.), çdo besimtari dhe besimtareje të sinqertë, pasi të
përgjigjet në pyetjet e dy melekëve, Munkerdhe Nekir, Allahu i Plotfuqishëm do të
thotë: “Robi im e tha të vërtetën! Shtrojini shtroje të xhenetit, vishenime
rroba të xhenetit dhe tregojani vendin e tij/saj në xhenet.”
Kur ta shohë
vendin e tij në xhenet, ai/ajodo të gëzohet shumë dhe do të thotë: “O Zot, bëje
që të vijë Dita e Gjykimit!”

Asnjëherë nuk duhet të
harrojmë se veprat tona të mira do të qëndrojnë me ne dhe do të na bëjnë
shoqëri në varr, dhe, siç thuhet në hadith, shpirti i besimtarit të sinqertë do
të takohet pas vdekjes me shpirtrat e besimtarëve të tjerë, prindërve të tij, të
afërmve, miqve, që kanë vdekur para tij. Ata do të nxitojnë ta takojnë dhe t’i
japin selam, dhe, siç ka thënë Pejgamberi (savs):“… ata do të gëzohen
për të, më shumë se dikush nga ne që gëzohet për një anëtar të familjes që
mungon kur të kthehet në shtëpi.”

Për besimtarët, vdekja
është rahati dhe pushim nga fatkeqësitë, sëmundjet, sprovat dhe belatë e kësaj
bote. Prandaj, besimtarët e lexojnë këtë lutje:– Allahummexh’alil-mevte
rahaten lena min kul-li sherr!
/ ’O Allah, bëjeqë vdekja të jetë për
neve rahati dhe çlirim nga çdo e keqe!’/

Abdullah ibn Mesudi (r.a.)
ka thënë: “Allahu i Plotfuqishëm në Ditën e Gjykimit, aq shumë do t’i
falë njerëzit, sa që njeriu nuk është në gjendje ta imagjinojë madhësinë e asaj
faljeje.”

O Allahu i Mëshirshëm! Bëj
që veprat tona më të mira të jenë veprat e fundit në këtë botë!

OZot, ndihmojutë rrezikuarveqë t’irealizojnë të drejtatetyre!

OZot, çlirojeumetinngapandemia,
nga okupatoridhengasundimtarëtedhunshëm!

O Zot, mosnasprovonevemeatë që nukmundtapërballojmë, moslejoasnjëherë që të naposhtërojnë apomposhtinpabesimtarët.

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me
mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-