Doarsa Kica-Xhelili do ta zyrtarizojë nesër kalimin e saj në LDK nga Lista Guxo që është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Klan Kosova mëson se LDK-ja e ka ndryshuar agjendën dhe nesër do të prezantojë aderimin e Kica-Xhelilit. Ajo do të prezantohet nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
LDK kishte planifikuar që prezantimin e anëtares më të re ta bëjë të mërkurën e ardhshme në Këshillin e Forumit të Gruas në LDK.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.