Oficerët doganorë dje kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.
Siç theksohet në komunikatë, në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për t’u ndaluar dhe ka tentuar për t’u larguar.
“Mirëpo oficerët doganorë kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë.
Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.
Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një dyçan dhe me këtë rast janë gjetur 39 telefona pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.
Tutje thuhet se telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtjëse.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.